Luftё! prej System Of A Down

SkutaYNqs nuk e di, System Of A Down ёshtё njё bandё roku amerikano-armene e formuar nё 1994 nё Kaliforni nga 4 talente qё vёshtirё tё pillen mё: Serj Tankian (vokalisti dhe në disa kёngё luan dhe kitarё apo organo), Daron Malakian (kitaristi kryesor dhe vokali tjetёr), Shavo Odadijan (nё bass dhe pak vokal) dhe John Dolmayan (bateri).
Pёrveç stilit tё vecantё tё muzikёs qё krijojnё, qё shkon drejt njё melodie tё zhdrejtё qё ndihmohet nё tё njёjtёn kohё kaq harmonikisht nga kitara e çmendur e Daronit, zёri kaq i vecantё i Serj-it, basi psycho fare i Shavos apo llojin e shkatёrrimit tё baterisё qё i bёn John-i, kёngёt kanё gjithmonё tekste tё vecanta qё diskutojnё tema pёr tё ndihmuar mendimet e njerёzve tё thjeshtё tё botёs, tё tilla si abuzimi me drogёn, politika apo dhe marrёdhёniet seksuale. Lloji i muzikёs sё tyre ёshtё quajtur nё mёnyra aq shumё tё ndryshme: metal alternativ, rock alternativ, metal progresiv, art rock, metal eksperimental, rock experimental, hard rock, heavy metal, nu metal, trash metal.

Pёrvec kёngёve tё njohura si Chop Suey, Aerials apo Toxicity këtu po vecojmё War! si njё kёngё qё do tё tregojё si kanё shkuar historitё e botёs tonё, fshehjet, mbipopullimi dhe viruset e pёrvitshme, propaganda drejt fajtorёve qё mbase nuk janё aq fajtorё, sundimi qё kёrkohet tё vihet prej Shtetit mё tё fuqishёm tё botёs sё sotme.

Ka thёnё Serj live para se te kёndonte WAR:  “Kur jetёt tuaja varen nga pёrfitimet e koorporatёs amerikane nё Lindjen e Mesme, nё Azinё Juglindore, Amerikёn e Jugut dhe gjithё botёn, kur CIA ka shkuar nё shtrat me tё gjitha institucionet tuaja financiare dhe koorporatat shumёkombёshe, fatit tёnd i ka ardhur fundi. Qeveria jote tё ka shitur ty tek 5%-shi i popullsisё qё kontrollon 95% tё pasurisё nё botё. Jetёt tuaja kanё mbaruar nё 15-20 vitet e ardhshme. Sepse mjedisi yne ёshtё duke vdekur, nuk ёshtё i mjaftueshёm pёr tё mbёshtetur gjithё racёn njerёzore dhe pse pastaj? Pёr pёrfitime tё qelbura! Pёr dollarё tё qelbur!  Ështё  koha tё kthejmё tё vёrtetёn nga Lindja e Mesme, nga Azia Juglindore, Evropa Lindore, Amerika e Jugut. Ështё koha qё Administrata e Shteteve tё Bashkuara, Kongresi dhe Pentagoni ta qepё dhe t’iu dёgjojё. Ështё koha!

Shiko më poshtë War! me tekst anglisht dhe perkthim shqip ne ekran


No comments:

Post a Comment