Ky ishte trendi i ditës, të jesh kundër të gjithëve, me të gjithë, pa të gjithë, si të gjithë, për të gjithë.
Më ka njohur, thashë me vete. E ka kuptuar se nuk po e refuzoj, sepse nuk më pëlqen, por se më pëlqen më shumë, ta coj në krevat, duke bërë sikur e refuzoj. Dua ta blej më lirë sesa vlen dhe ajo nuk e pranon cmimin që i kam caktuar.
Kaq isha unë. Një mediokër që, kishte inteligjencën për të kuptuar se, ishte mediokër, cka ishte një ngushëllim sepse, në fund të fundit, nuk më bënte fare mediokër. Kushdo që e kishte kuptuar se, mezi po prisja të dilja nga mediokriteti im, kishte pasur të drejtë.
No comments:
Post a Comment