Smells Like Teen Spirit! nga Nirvana

Skuta y

Kathleen Hanna, këngëtarja e grupit Bikini Kill, i dha Cobain-it idenë për titullin kur ajo shkroi me spray "Kurt Smells Like Teen Spirit" në murin e dhomës së gjumit pas një nate të kaluar duke pirë dhe bërë grafite nëpër Seattle. Kohë më parë, Cobain kishte dalë me këngëtaren tjetër të Bikini Kill, Tobi Vail, por ajo e la. Vail mbante deodorant 'Teen Spirit' dhe Hanna la të kuptohet se Cobain ishte përzierë me aromën e saj. Por Cobain nuk e dinte kur shkroi këngën se 'Teen Spirit' është markë e një deodoranti për vajza. Kurt mendoi se Hanna e komplimentoi për shpirtin e tij rebel, si dikush që mund të frymëzojë rininë.


Sido që ka qënë kjo histori, kënga mbetet frymëzim për këdo në çdo kohë. Teksti mbase nuk kuptohet mirë në tërësi por rreshtat sigurisht përmbajnë diçka; dhe të gjitha të lidhura prej asaj melodie krijuar nga Nirvana arrijnë të të bëjnë ta duash këtë këngë!

Mbase rreshtat: "Një mulat! Një Albin! Një mushkonjë! epshi im!" mund të jenë rreth heroinës, që Curt-i kishte qënë i hapur se e kishte përdorur. Heroina (mulat); ngjyra e shiringës apo e lëkurës së tij të zbehtë kur është gati për ta injektuar (albin); dhimbja e pickimit në lëkurën e tij të shiringës (mushkonjë); (epshi im) është euforia pothuajse seksuale që Kurt merr kur është "i mbushur" me heroinë.

Heroina qëndron si një drogë e fortë efektet e së cilës thuhet se të vënë në një gjendje relaksi të pakufishëm. Por a ia vlen të biesh pre e kësaj ëndrre të bukur që të dhuron heroina në këmbim të shkatërrimit të trupin duke  të rrëmbyer dhe vite të jetës? Për të të larguar kaq shumë nga ky realitet dhe për të të bërë aq tmerrësisht të varur mbi të gjitha?   


Dëgjo këngën "Smells Like Teen Spirit" me tekst në ekran, përkthim në shqip, Volum me shume, efekt EHO 






----- Tekst Shqip -----

Ngarkohuni me armë 
Sillini shokët 
Është kënaqësi të humbësh dhe të pretendosh 
Ajo është jashte limiteve,e sigurt në vetvete 
Oh jo Unë di, një fjalë të ndyrë

Me dritat jashtë, është më pak e rrezikshme 
Ja ku jemi tani, na argëto 
Ndjehem budalla dhe i infektuar 
Ja ku jemi tani, na argëto 
Një mulat
një Albin 
Një mushkonjë 
epshi im

Jam më i keqi në atë që bëj më mirë 
Dhe për këtë dhuratë, ndihem i bekuar 
Grupi ynë i vogël ka qenë gjithmonë 
Dhe gjithmonë do të jetë deri në fund

Dhe e harroj pse e shijoj 
Oh po, mendoj se më bën të buzëqesh 
E gjeta të vështirë, ishte e vështirë për t'u gjetur 
Oh epo, sidoqoftë, lëre fare


No comments:

Post a Comment