Fjalët e fundit të Saddam Hussein

Saddam Hussein
Saddam Hussein (28 Prill 1937 – 30 Dhjetor 2006) ishte presidenti i 5-te i Irakut. Ai gjatë udhëheqjes shtetëzoi industritë e naftës dhe të tjerat, duke e fuqizuar ndjeshëm Irakun. Bankat e shtetit u vunë nën kontrollin e tij duke hasur disa vështirësi gjatë Luftës së Irakut me Iranin, Luftës së Gjirit dhe Saksioneve të SHBA. Por në të njëjtën kohë, dora e tij e rëndë ishte në gjendje të mbante vendin nën kontroll. Ai mbrojti paqen mes sunive dhe shiitëve dhe
shërbeu si një udhëheqës i qëndrueshem në një rajon të botës ku stabiliteti është i vështirë. Nën sundimin e tij, Iraku ishte relativisht i qetë dhe i sigurt.

Por në 2003, koalicioni i kryesuar nga SHBA pushtoi Irakun me arsyen për të rrezuar Saddam-in, sepse Presidenti i SHBA George W. Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair e akuzuan atë për  posedimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe lidhjeve me al-Qaeda-n. Ai u kap në 13 Dhjetor 2003. Në Nëntor të 2006-s Saddam Hussein u shpall fajtor për akuzën e vrasjes së 148 irakianëve Shiitë në 1982 dhe u dënua me varje.

Çuditërisht gjatë asaj kohe Iraku ishte në luftë me Iranin (1980-1988). Nuk ka qënë sekret që Iraku mbështetej fuqishëm nga qeveria e SHBA-s të asaj kohe. Ted Koppel ka raportuar për ABC se  "Administrata Reagan/Bush lejuan dhe shpesh inkurajuan rrjedhën e parave, kredive bujqësore, përdorimin e teknologjisë dhe armëve në Irak”. Ka qindra raste dhe në internet po të kërkosh ku del se dhe shumica e vendeve të fuqishme të Evropës kanë shitur armë në atë luftë, apo kanë dhënë shuma parash si kredi për të investuar në armatime. Nuk është tashmë sekret se pas luftrave fshihen veç perfitime. Në fund mbase Saddam Hussein po fuqizohej jashtë normave të lejuara prej shteteve që duan të kontrollojnë botën, duke patur dhe dëshirën e madhe për të bërë nje bashkim të rëndësishëm me të gjitha vendet arabe, ashtu sic ka dashur edhe Muammar Gaddaf.
Tek fjalimi i fundit duket se Saddam Hussein ka qënë një besimtar i devotshëm dhe burrë i zgjuar, (pavarsisht se në disa momente ka folur mendime të ngatërruara mbase ngaqë ka qënë disi i qetësuar me dicka) gjithsesi pas gjithë skutave të fshehura që ne nuk i dimë, ai sërish nuk del i larë duke qënë udhëheqës i një shteti të përfshirë në disa luftra dhe vrasje, në një botë ku ne të gjithë duhet të duam JO luftë, PAQE.


Ndiqni videon ne link-un:   Gjyqi i fundit i Saddam Hussein

No comments:

Post a Comment