Ismail Kadare - Ёndёrr mashtruese

Ur-libri
Ti nuk ke arritur tё marrёsh me vete asgjё nga ky planet: asnjё shtatore a kristal, asnjё dosje a gjymtyrё femre, asnjё fotografi, hartё, mineral, objekt tё cfarёdoshёm, madje asnjё grusht dhe. Ti s’ke asgjё nga kёto, po ti ke njё libёr tё vogёl ku je pёrpjekur tё pёrmbledhёsh tёrё botёn, njё libёr qё e ke hartuar pёr njё rast tё tillё fatkeq. Me tё nёn sqetull ti do tё dalёsh pёrpara universit pёr tё dёshmuar. … Merret me mend sesa i vёshtirё ka qёnё shkrimi i kёtij libri. Atje s’duhej tё kishte asgjё tё tepёrt e ndёrkaq asgjё tё mangёt. Por edhe mё e vёshtirё se kjo ishte ruajtja e raporteve tё drejta pёr vendin qё do tё zinin nё faqet e librit gjёrat, gjallesat a dukuritё e ndryshme. Se nuk ishte e lehtё tё gjeje c’kishte qёnё mё e rёndёsishme nё kёtё
botё: oqeanet, ligjet, seksi femёror,
mapua e qendrёs, simfonitё e njёfarё Bethoveni, piramidat, elektriciteti, ulёrima e erёrave, pendimi njerёzor, pёrmbysja e shtetit, ankthi i letrёs sё vonuar, gjumi i miliardave, hyjnitё, cmenduria, alfabetet, kinezёt, thika mbretvrasёse, ferri, sperma e njeriut, zbёrthimi i uraniumit, kryqёzimi i Krishtit, revolucionet, mallkimi, pikёllimi vjeshtor nёn pikat e para tё shiut qё s’ka rёnё prej kohёsh, egёrsimi i tiranit, netёt me hёnё, netёt makbethiane, sipas emrit tё njёfarё Makbethi, tёrmetet, vetmia e Don Kishotit (kalorёs endacak), kominizmi, krediti banker, internimet, ankthi i kthimit tё tё vdekurit etj etj.
Qёndruam tё dy nё heshtje, duke mos i hequr sytё nga canta e zezё, brenda sё cilёs ishte libri, ai qё duhej tё qe streha e tij e sigurtё kundёr vogёlsirave tё jetёs, pika madhёshtore e krahasimit, nё raport me tё cilin gjithcka tjetёr duhej tё dukej e pёrkohshme, e parёndёsishme dhe kalimtare; ngushёllimi i tij, harresa, clodhja, burimi i zilisё e i admirimit tё tё tjerёve: (sa lart, nё c’sfera tё paaritshme endet mendja e tij) shkurt droga e tij, qё pёr herё tё parё ndoshta nuk  po i  bёnte efekt.

Baladё pёr vdekjen e J.G
E megjithatё, tani i dukej se pikёrisht ajo balerinё i sulej nga grumbujt e borёs ndanё rrugёs, drejt xhamit tё veshur tё taksisё, si pёr t’i kumtuar dicka. Dicka qё ngjante herё si shpresё e dimbshme, herё si hare misterioze.

Lamtumira e sё keqes
Sikur tё mos ishte fjala pёr sovranin, Beqir Aliu do tё nervozohej, ashtu sic nervozohej gjithmonё kur dikush i thoshte se “punёt janё mё tё thella sec duken?”. Kёtё frazё, kushedi pse, nuk e duronte dot. C’janё kёto punё tё thella qё mё dёrdёllis? E ndёrpriste shpesh bashkёbiseduesin. S’ka punё tё thella nё kёtё botё. E thellё ёshtё vetёm gropa ku do tё shtrihemi njё herё e mirё. Tё tjerat janё gjepura.
I urrej pra tё gjitha kёto, nё kohёn qё mё digjet shpirti pёr pёrgjumjen e bekuar tё Anadollit, pёr stepёn gjysmё tё zhveshur qё s’ka fund, mbi qytetet, fshatrat e qiellin e sё cilёs sundon vetёm njё njeri prej tё cilit varet fati yt, me mijёra fije tё lidhura nё mister dhe ti vetё nuk e di nga mund tё tё vijё e mira ose e keqja, ngritja ose rrёnimi, se gjithcka ёshtё nё dorё tё tjetёrkujt dhe gjithcka i ka rrёnjёt gjysmё nё jetё, gjysmё nё ёndёrr, gjё qё ty tё cliron plotёsisht nga trazimet, dilemat, sepse asnjёherё nuk kёrkon tё zbulosh shkaqet e gjёrave dhe kёshtu i pёrgjumur sic vjen, ashtu dhe ikёn nga kjo botё, pa u zgjuar kurrё plotёsisht…Kёshtu pra, Beqir Ali, e kam urryer herёt botёn e tyre dhe qysh atёherё, nё rininё time tё parё, nuk ёndёrroja vec tё shkatёrroja atё botё evropiane, tё rrёnoja tempujt, tёrbimin dhe lirinё e tyre dhe nё vend tё tyre tё ngrija mbretёrinё tonё qetёsuese, shkurt tё ktheja vendet e krishtera nё myslimane. Ngjante si ёndёrr e pamundur? Kёshtu mund tё dukej, madje kjo ёndёrr mund tё mos lindte kurrё nё qoftё se nuk do tё nxitej nga njё shembull. Dhe ky shembull, i dashur Beqir Ali, ёshtё pikёrisht Shqipёria.

Kujtimet e humbura
Shkuan disa minuta tё turbullta dhe ajo pёrsёri i ngriti sytё, i ngriti duke mposhtur turpin, djegur nga malli i dymbёdhjetё muajve. Ai sec fliste me agronomin e fshatit, duke buzёqeshur. Rita nguli sytё e etuar dhe tё pangopur mbi tё, sikur do t’ia merrnin qё andej, sikur e shihte pёr herё tё fundit. Zemra i rrihte herё ngadalё, herё shpejt. Vёshtronte e humbur fare, pa dёgjuar asgjё, pa menduar asgjё. Ja, ai lёvizi pak kokёn dhe nё tёmthin e majtё iu duk shenja vertikale e plagёs. Sytё e tij tё errёt u drejtuan pёrsёri tek ajo, po pa e kapur dot shikimin e saj qё humbi diku nё dysheme, nё kёmbёt e njerёzve qё vallёzonin. Asnjё forcё nё botё s’do tё mund t’ia hiqte sytё prej tij, pёrvec syve tё vet. … Rita prapё kёrkoi me sy njё shteg midis vallёzuesve qё mbushnin dhomёn, e sigurt se edhe ai po kёrkonte atё nё shteg. Dhe prapё nuk u gabua. Sytё e tyre u takuan pёrsёri, kёtё herё mё gjatё, mё thellё. Njё botё e tёrё oshёtinte nё atё vёshtrim tё heshtur. Dhe kёta njerёz qё i rrethonin s’dinin gjё, qeshnin e kёndonin pa i vёnё re. Ja njё sup doli pёrpara, njё bёrryl, njё shami. Ajo uli kokёn dhe pёshpёriti, duke e ndjerё veten shumё tё dobёt.

Ndёrtimi i piramidёs sё Keopsit

Kёshtu pёrpara se tё ishte pёr atё jetё piramida ishte pёr kёtё jetё, faraoni im, vazhdoi ai. Me fjalё tё tjera, pёrpara se tё ishte pёr shpirtin, ajo ishte pёr trupin. Ai heshti pёrsёri dhe u mbush me frymё pёrpara se ta ngadalёsonte ritmin e sё folurёs. Ajo ёshtё nё rradhё tё parё pushtet, madhёri. Ajo ёshtё shtypje, kamzhik, para. Po aq sa c’ёshtё trullosje e turmёs, ngushtim i mёndjes, vyshkje e vullnetit, monotoni dhe humbje. Ajo ёshtё roja jote mё e mirё, faraoni im. Policia e fshehtё. Ushtri. Flotё. Harem. Sa mё e lartё tё jetё ajo, aq mё i vogёl ngjan shtetasi nёn hijen e saj. Dhe sa mё i vogёl tё jetё shtetasi, aq mё i lartё je ti, madhёri.

No comments:

Post a Comment