Ben Blushi - Tё jetosh nё ishull

Mblodhi fort gjunjёt poshtё barkut dhe me fytyrё tё kthyer nga vatra tha me zё tё ulёt, por tё plotё: Zoti im i vetёm. Dje isha pa ty. Sot jam me ty. Nesёr do tё jem te ty. Dje nuk tё dёgjoja. Sot tё dёgjoj. Nesёr mё dёgjo. Unё tё zgjodha ty para tё tjerёve dhe kёrkoj qё ti tё mё zgjedhёsh mua mes tё tjerёve. Mё bёj mua mё tё mirin qё unё t’i bind tё gjithё se ti je mё i miri. Jepi ushqim, shёndet dhe bollёk familjes sime. Sa tё mё japёsh do t’i shumoj dhe do t’i kthej prapё ty, se ti je burimi dhe unё jam uji. Ashtu si uji dhe unё kam vetёm njё qёllim, qё tё kthehem prapё nё burim mё i pastёr dhe mё i rёndё.

Babai tё ka treguar pёr prejardhjen e Komneneve dhe dashurinё e tij me nёnёn tёnde, por kjo ёshtё njёsoj si tё kёnaqesh me rrotullimin e dallёndyshes nё njё ditё vere, pa e kuptuar se sa shumё rrugё ka bёrё pёr tё ardhur mbi qiellin tёnd, se nga cilёt dimra ka ikur, se si ka humbur shoqet nёpёr cikna, se si i ka shpёtuar rrebesheve mbi oqeane, se si ka plagosur krahёt nё stuhi, se si u ka dredhuar zogjve grabitqarё, se si nё lartёsi ёshtё dashuruar, duke harruar se mund t’i merreshin mendtё, se si ёshtё çlodhur nga dashuria duke u mbёshtetur mbi krahёt e tё dashurit, se si e ka ngritur folenё e vet duke i ngjitur tullat e saj me gojё, se si i ka ushqyer tё vegjёlit duke kёputur mish nga mishi i saj, se si ka rёnё, ёshtё ngritur dhe prapё ka rёnё dhe prapё ёshtё ngritur, derisa ka vendosur tё niset pёr udhёtimin e fundit, pasi mjeshtёrinё e jetёs ia ka mёsuar edhe foshnjave tё veta. Dallёndyshja e di se nuk mund tё vdesё pa i rritur fёmijёt e vet dhe kur ёshtё e sigurt se kjo ka ndodhur zgjedh njё vend pёr tё vdekur, tё cilin askush nuk e di. Kush mё thotё ku ёshtё varri i dallёndyshes? Askush. Vetёm tё vegjёlit mund ta gjejnё atё nga shenjat qё ka lёnё nё ajёr, nga aroma e kashtёs sё folesё, nga puplat qё kanё rёnё rrugёs, nga drejtimi i erёs, nga gjethet e pyllit qё imitojnё krahun e nёnёs sё tyre dhe padyshim nga nevoja qё ka cdo qёnie e gjallё pёr tё kuptuar se aty ku mbaron udhёtimi i prindit fillon udhёtimi yt, sepse bota jeton pёrmes vazhdimёsisё sё trashёgueshme.

No comments:

Post a Comment