Leonarda Cianciulli (14 nëntor 1893, Montella) ishte një vrasëse seriale italiane. E njohur si "sapun-bërësja e Correggios", ajo vrau tre gra në Correggio midis 1939 dhe 1940 dhe i ktheu trupat e tyre në sapun.
Jeta e hershme
Cianciulli ka lindur në Montella. Kur ishte ende një vajzë e re, Leonarda tentoi vetëvrasjes dy herë. Në vitin 1914 ajo u martua me një nëpunës zyre, Raffaele Pansardi: prindërit e saj nuk e miratuan martesen, pasi kishin planifikuar ta martonin me një burrë tjetër. Leonarda pohoi se ne këtë moment nëna e saj i mallkoi. Çifti u transferua në Lariano në Alta Irpinia. Shtëpia e tyre u shkatërrua
nga një tërmet në vitin 1930, dhe ata u zhvendosen përsëri, këtë herë në Correggio, ku Leonarda hapi një dyqan të vogël dhe u bë shumë popullore si një grua e butë dhe e bukur, një nënë i perkushtuar dhe nje fqinje e mire.
nga një tërmet në vitin 1930, dhe ata u zhvendosen përsëri, këtë herë në Correggio, ku Leonarda hapi një dyqan të vogël dhe u bë shumë popullore si një grua e butë dhe e bukur, një nënë i perkushtuar dhe nje fqinje e mire.
Cianciulli ka patur shtatëmbëdhjetë shtatzëni gjatë martesës së saj, por ka humbur tre prej fëmijëve ne abort; dhjetë vdiqen qe në rininë e tyre. Si pasojë ajo ishte nje mbrojtëse e hekurt e katër fëmijëve të mbijetuar. Frika e saj ishte nxitur dhe nga një paralajmërim qe kishte marrë disa kohë më parë nga një ‘shikues fati’, i cili tha se ajo do të martohej dhe do të kishte fëmijë, por që të gjithë fëmijët do të vdisnin. Me pas Cianciulli vizitoi një tjetër Jevg që praktikonte leximin e palmes, dhe i tha asaj: "Në të djathtën tënde unë shoh burg, në të majtë një azil penal." Cianciulli ishte një grua supersticioze, dhe duket se i morri këto paralajmërime shumë seriozisht.
Vrasjet
Në vitin 1939, Cianciulli mori vesh se djali i saj i madh, Giuseppe, ishte thirrur për t'u bashkuar me ushtrinë italiane në përgatitje te Luftës se Dytë Botërore. Giuseppe ishte fëmija i saj i preferuar, dhe ishte e vendosur ta mbronte atë me çdo kusht. Ajo arriti në përfundimin se siguria e tij kërkonte sakrifica njerëzore. Ajo i gjeti viktimat e saj në tre gra të moshës se mesme, të gjitha fqinje. Disa burime regjistrojne se Cianciulli ishte një lloj ‘parashikuese fati’ vete, ndaj dhe grate e vizitonin për ndihmë; të tjerët deklarojne thjesht se ato ishin thjesht mike qe kerkonin keshilla. Cilado qoftë arsyeja, Cianciulli filloi të planifikonte vdekjen e tre grave.
E para e viktimave te Cianciulli-së, Faustina Setti, ishte një grua e pamartuar asnjehere që kishte ardhur tek ajo për ndihmë në gjetjen e një burri. Cianciulli i tha asaj per një burre të përshtatshem në Pola, dhe e bindi për të mos i treguar ndokujt per ceshtjen. Ajo më tej e bindi Setti-n për të shkruar letra dhe kartolina për të afërmit dhe miqtë; dhe këto te derguara kur ajo te ishte ne Pola, sherbenin thjesht për tu treguar atyre se çdo gjë ishte në rregull.
Në ditën e nisjes së saj, Setti erdhi qe te vizitonte Cianciulli-n para se te nisej; Cianciulli i ofroi asaj një gotë verë ‘te droguar’, pastaj e vrau me sëpatë dhe e zvarriti trupin në një dollap. Atje e preu trupin në nëntë pjesë, duke e mbledhur gjakun ne nje legen. Në biografine e saj ( me titull “ An Embittered Soul’s Confessions), Cianciulli përshkruan atë që ndodhi me pas në deklaratën e saj zyrtare:
"I hodha pjesët në një tenxhere, shtova shtatë kilogram sodë kaustike, të cilen e kisha blerë për të bërë sapun, dhe perzieva të gjithë përberjen deri sa pjesët u shkrine në një masë te erret, te butë dhe të trashë te cilen e derdha në disa kova. Sa për gjakun në legen, e vura atë në furrë, te përzier me miell, sheqer, çokollatë, qumësht dhe vezë, si dhe një grimë e margarine duke i trazuar të gjithë përbërësit së bashku. Kam bërë shumë ëmbëlsira dhe i kam shërbyer për zonjat qe vinin per vizite, edhe Giuseppe dhe unë gjithashtu hëngrëm."
Disa burime regjistrojne gjithashtu se Cianciulli me sa duket ka marrë edhe kursimet e Setti-t, 30.000 lireta, si pagese për shërbimet e saj.
Francesca Soavi ishte viktima e dytë. Cianciulli deklaroi se i kishte gjetur asaj një punë në një shkollë për vajza në Piacenza. Ashtu si Setti, Soavi ishte bindur të shkruante kartolina për miqtë, këtë herë nga Correggio, duke detajuar planet e saj. Gjithashtu si Setti, Soavi erdhi për të vizituar Cianciulli-n para nisjes së saj. Asaj gjithashtu iu dha verë ‘e droguar’ dhe pastaj u vra me sëpatë. Vrasja ndodhi më 5 shtator 1940. Trupit te Soavi-së iu dha i njejti trajtim si i Setti-t, dhe Cianciulli thuhet se ka marrë 3.000 lireta nga viktima e saj e dytë.
Viktima e fundit e Cianciulli-t ishte Virginia Cacioppo, një ish- soprano qe thuhet se ka kënduar në La Scala. Për të, Cianciulli pohoi se i kishte gjetur punë si sekretare për një sipërmarrës misterioz në Firence. Si me dy gratë e tjera, ajo i tha të mos i tregonte asnjë personi se ku do te shkonte. Virginia ra dakord, dhe më 30 shtator 1940, erdhi për një vizitë të fundit te Cianciulli. Modeli për vrasjen ishte pikërisht i njëjtë me dy të parat, sipas deklaratës se Cianciulli-së:
"Ajo përfundoi në tenxhere, si dy të tjerat ... mishi i saj ishte i bardhe dhe me yndyrë. Kur ajo kishte shkrirë kam shtuar një shishe kolonje, dhe pas një kohe të gjatë në vlim une kisha arritur te beja ca sapune te bute. Kam dhene kallepe sapuni fqinjëve dhe të njohureve. Embëlsira gjithashtu, ishin shume te mira: ajo grua ishte me të vërtetë e ëmbël."
Nga Cacioppo, Cianciulli thuhet se ka marrë 50.000 lireta dhe bizhuteri.
Zbulimi dhe Gjykimi
Motra e Cacioppo ngriti dyshime në zhdukjen e saj te papritur, dhe e kishte parë per here të fundit duke hyrë në shtëpinë e Cianciulli. Ajo i raportoi frikën e saj shefit të policisë në Reggio Emilia, i cili hapi një hetim dhe shpejt arrestoi Cianciulli-n. Cianciulli menjëherë pranoi vrasjet, duke siguruar në detaje atë që ajo kishte bërë.
Cianciulli u gjykua për vrasjen në Reggio Emilia në vitin 1946 . Ajo mbeti i papenduar, duke shkuar aq larg sa për të korrigjuar llogarinë zyrtare, ndërsa ishte në podium:
Në gjykimin e saj në Reggio Emilia javën e kaluar, Leonarda kaploi deshmitarin me duar kaq të çuditshme, delikate dhe qetesisht i dha te drejte prokurorit ne detaje te caktuara. Sytë e saj të thellë, te erret të perziera me nje krenari te eger te brendshme ajo arriti në përfundimin: "I kam dhene nje luge bakri, që e përdorja për të hequr yndyrën nga enët, vendit tim, i cila kishte aq shumë nevojë per metale gjatë ditëve të fundit e luftës…"
Ajo u gjet fajtore për krimet të saj dhe u dënua me tridhjetë vjet burg dhe tre vjet në një azil penal.
Cianciulli vdiq nga apopleksia cerebrale në azilin penal për femra në Pozzuoli më 15 tetor 1970.
No comments:
Post a Comment