Miu

Nje mi kishte perqendruar shikimin përmes çarjeve në mur drejt fermerit dhe gruas e tij, qe ishin duke hapur një pako.
"Cfare mund te kete?" – pyet veten miu duke i shkuar mendja domosdo tek djathi me i shijshem. Por shpejt buzeqeshja i ngriu ne fytyre kur dora e fermerit nxorri nga pakoja nje ÇARK!!! Vrapoi sa i hanin kembet per te oborri i fermes ku shpalli me ze te larte lajmin: "Ka nje cark ne shtepi! Ka nje cark ne shtepi!”
Pula kakariti me nje ze te ngjirur, ngriti kokën dhe tha:
"O Miush, unë mund të them se ky është një shqetësim varri për ty, por per mua është pa asnjë pasojë. Nuk eshte se me ben te shqetesohem."
Miu u kthye nga derri: "Ka një cark në shtëpi!" Derri i qeshur i tha: "Me vjen shume keq miush, por nuk mund te bej gje tjeter vecse te lutem. Të jesh i sigurt që do jesh në lutjet e mia."
Miu iu kthye lopes:" Ka një cark në shtëpi! Ka një cark në shtëpi!" Lopa i flet ngadale: "Oh miush, më vjen keq për ty, por nuk është se kjo ka ndonje lidhje me mua."
Keshtu miu u kthye në vrimen e tij, kokëposhtë dhe i brengosur, per te qene përballe carkut i vetem.
Ne mesnate nje tingull u degjua ne gjithe shtepine, si zhurma e një carku kur kap prene. Gruaja e fermerit nxitoi për të pare. Në errësirë​​, ajo nuk pa se ishte bishti i nje gjarpri ajo cka kishte kapur carku. Gjarpri e kafshoi. Fermeri e coi menjehere në spital dhe ajo u kthye në shtëpi me ethe.
Gjithkush e di si trajtohet ethja: me supë pule të freskët; kështu fermeri mori spaten në oborr për te siguruar përbërësin kryesor te supës së pules. Por sëmundja e gruas vazhdoi, kështu që miqtë dhe fqinjët erdhen per t’i qendruar afer. Për t’i ushqyer, fermeri vrau derrin. Fatkeqesisht pas disa ditesh gruaja e fermerit nuk e perballoi dot, ajo vdiq. Shume njerez erdhen te funerali i saj, fermeri kishte therur edhe lopën për të siguruar mish të mjaftueshëm për të gjithë.
Miu i pa të gjitha me pikëllim të madh.

No comments:

Post a Comment