Samuel Beckett - Udhetim i mbyllur

Goja e Mersierit qёndronte gjysmёhapur. Nё mjekrёn e tij tё çrregullt dhe tё pёrhimtё, shndrisnin pikla tё ardhura siç duket nga asgjёkundi. Pak mё lart, gishtat vraponin mbi hundёn e stёrmadhe kockore me lekurё tё kuqe tё tendosur, rrёshqisnin kalimthi nё vrimat e mёdha tё zeza, ndaheshin pёr tё ndjekur faqet e futura, rifillonin. Sytё e zbehtё gri shikonin ngultazi pёrpara tyre, si me frikё. Balli, i gjerё dhe i ulёt, mbushur nё rrudha tё thella nё formё flatrash, rrudha tё ardhura jo nga refleksioni, por nga habi kronike, qё ngre vetullat sё pari dhe hap sytё mё pas, balli ishte, sidoqoftё, gjёja mё pak qesharake e kokёs sё tij. Ai mbante si kororё njё masё aq tё ngatёrruar flokёsh tё palarё, ku ishin tё pёrfaqёsuara tё gjitha tonet,
nga bjondja tek e bardha. Sa pёr veshёt, mё mirё tё mos flasim pёr ta.
Kёmbёt e forta tё shkurtra e tё shtrembёra e çuan atё shpejt deri nё fshat. Shpatullat kёrcenin, krahёt shkonin dhe vinin pёrpara gjoksit, komedi e gjallё. Mersieri, i mbetur nёn strehёn e krodrinёs, s’dinte, edhe njё herё, nё cilёn nga dy tatёpjetat e zakonshme tё shkonte. Pasi ato bashkoheshin. Pёrfundimisht i tha vetes: “Jam Mersieri, vetёm, i sёmurё, nё tё ftohtё, nё lagёshti, i mplakur, gjysmё i çmendur, i ngatёrruar nё njё histori pa rrugёdalje.” Vёshtroi njё cast me mall qiellin e shёmtuar, tokёn e tmerrshme. “Nё moshёn tёnde”, tha me vete. E kёshtu me rradhё. Komedi, gjithashtu. Atёherё, pak rёndёsi.
Zoti Koner, tha ai, ju kёrkoj tё falur. Dje kam menduar shumё pёr ju. Pёrgjatё njёfarё kohe. Pastaj nuk kam menduar mё pёr ju, fare, as dhe pёr njё cast. Njёlloj si tё mos kishit ekzistuar asnjёherё, zoti Koner. Jo prit, gabova, njёlloj si tё kishit pushuar sё ekzituari. Jo, as kjo, njёlloj si tё ekzistonit pa dijeninё time.
Nё veçanti qenё rrahur gjerё e gjatё nocionet e mёposhtme:
2. Ajo qё ka humbur, ka humbur.
4. Tё jesh krejtёsisht mёnjanё, kjo jep pёr tё reflektuar.
5. Ka dy nevoja: ajo qё kemi, dhe ajo e tё paturit.
6. Intuita tё shtyn tё bёsh mjaft marrёzira.
7. Nuk ёshtё asnjёherё e humbur ajo çka vjell shpirti.
11. Ç’do bёnim ne pa femrat? Ne do tё merrnim dhe njё rrudhё tjetёr.

Duart kёrkuan njёra-tjetrёn nёn tavolinё, midis kёmbёve, u gjetёn, u shtrёnguan, njё e vogёl nё mes dy tё mёdhave, njё e madhe nё mes dy tё voglave.


No comments:

Post a Comment