Në Greqinë e lashtë, Sokrati mendohej se kishte dije të nivelit të lartë. Një ditë, një i njohur e takoi filozofin e madh dhe i tha: “A e dini se çfarë kam degjuar për mikun tuaj?
“Prit një minutë…” përgjigjet Sokrati. “Para se të ma tregosh do doja që të të bëja një test të vogël. Quhet Testi i Trefishtë Filtrues”
“I trefishtë filtrues?”
“Po” vazhdoi Sokrati. “Para se të flasësh me mua rreth mikut tim, është mirë që për një moment të shkurtër të filtrojmë atë që do thuash. Kjo është arsyeja pse unë e quaj Testi i Trefishtë Filtrues. Filtri i parë është e Vërteta. A je absolutisht i sigurt se ajo që je gati për të më thënë është e vërtetë?
“ Jo, në fakt unë vetëm kam dëgjuar për të…”
“Mirë, pra ti nuk e di tamam nëse është e vërtetë. Le të provojmë filtrin e dytë, filtri i Mirësisë. Është ajo që je gati për të thënë diçka e mirë në lidhje me mikun tim?”
“ Jo, në të kundërt”
“ Pra, - vazhdoi Sokrati, - ti do të më thuash diçka të keqe rreth tij, por nuk je i sigurt a është e vërtetë. Por ti ende mund ta kalosh testin sepse ka ngelur dhe një filtër, Filtri i Dobisë. Është ajo që ti do të thuash në lidhje me mikun tim e dobishme për mua?”
“Mmm, jo, jo në të vërtetë”
“E pra, - përfundoi Sokrati, - nëse ajo që do të me thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë, as e dobishme, pse duhet të ma thuash?
No comments:
Post a Comment