Shqiponja

Njëherë një fermer gjeti një fole të braktisur të një shqiponje. Në të ishte një vezë ende e ngrohtë. Ai e mori vezën në fermë dhe e vuri në folenë e njëres prej pulave. Veza çeli dhe zogu shqiponjë u rrit së bashku me pula të tjera. Ai vërdallisej nëpër oborrin e fermës, duke çukitur grurë. Ai e kaloi jetën e tij në oborr dhe rrallë shikonte lartë.
Kur u bë shumë i vjetër, një ditë ngriti kokën dhe pa një pamje të mrekullueshme - një shqiponjë që fluturonte lartë, lartë në qiell. Duke e vëzhguar, krijesa e vjetër psherëtiu dhe i tha vetes "Ah sikur të isha një shqiponjë”.

No comments:

Post a Comment