Zhan-Pol Sartr - Fjalёt

Ai e ruajti gjithё jetёn shijen e sё madhёrishmes dhe u tregua i zellshёm tё krijonte rrethana tё mёdha me ngjarje tё vogla.

Kjo grua e hedhur dhe çapkёne, por e ftohtё, mendonte drejt e keq, sepse i shoqi mendonte mirё e shtrembёr; meqenёse ai ishte gёnjeshtar e i padjallёzuar, ajo dyshonte pёr gjithçka. Krenaria mohuese dhe egoizmi mospranues nuk e lanё kurrё tё qetё. Ajo nuk takonte asnjeri, tepёr kryelartё pёr tё luftuar pёr vend tё parё, tepёr krenare pёr t’u kёnaqur me vendin e dytё. “Duhet tё dish – thoshte – t’i bёsh tё tjerёt tё pёrgjёrohen pёr ty”. U pёrgjёruan shumё pёr tё, pastaj gjithmonё e mё pak dhe, meqё askush nuk takohej me tё, njё ditё tё bukur e harruan. Ajo nuk iu nda mё as kolltukut, as shtratit.

Nuk mjafton tё vdesёsh, duhet tё vdesёsh nё kohёn e duhur. Ai dashuroi, sidoqoftё, deshi tё jetonte, e pa veten tek vdiste; kjo mjafton qё tё jesh njeri.


Ai mё adhuronte, pa diskutim. Po a mё donte vёrtet? Nё njё pasion tё tillё nё sy tё tё gjithёvё, e kam tё vёshtirё tё dalloj sinqeritetin nga tё shtirurit: nuk ma ha mendja qё tё ketё treguar shumё dhembshuri pёr nipat e tjerё; sidoqoftё i takonte shumё shumё rrallё dhe ata nuk kishin nevojё pёr tё. Kurse unё varesha prej tij nё çdo hap: tek unё ai adhuronte zemёrgjerёsinё e vet.

A veproja sinqerisht? Po ç’kuptim ka kjo fjalё? Si do tё mundja ta pёrcaktoja – sidomos pas kaq vitesh – kufirin e pakapshёm e tё lёvizshёm qё ndan zotёrimin e diçkaje nga tё bёrit sikur?
Megjithatё, pa fjalё, pa formё e qёndrueshmёri, e tretur nё atё tejdukshmёri tё dlirё, njё bindje e tejdukshme prishte gjithçka; unё isha njё mashtrues. Si mund ta luash pjesёn pa e ditur qё po e luan? Pamjet e sipёrfaqshme plot diell, tё qarta, qё pёrbёnin personazhin tim, tradhtonin vetveten; pёr shkak tё njё tё mete tё qenies qё nuk mund as ta kuptoja plotёsisht, as tё pushoja sё ndjeri. U ktheva nga tё rriturit, u kёrkova t’i garantonin meritat e mia; kjo do tё thoshte tё zhytesha nё mashtrim. I dёnuar qё t’u pёlqeja tё tjerёve, merrja pamje tё kёndshme qё veniteshin pas njё ore; tёrhiqja zvarrё kudo shpirtmirёsinё time tё rreme, rёndёsinё time tё ngeshme, nё pёrgjim tё njё shansi tjetёr; pandehja se po kapja, nxitoja tё mbaja njё qёndrim, por gjeja pёrsёri atё paqёndrueshmёri sё cilёs kёrkoja t’i largohesha.

Se e vёrteta dhe pёrralla janё e njёjta gjё, se duhet tё hiqesh si  njeri me pasion qё ta ndjesh atё, se njeriu ёshtё njё qenie ceremoniale.

Po tё kisha patur njё baba, ai do tё mё kishte lёnё disa kokёfortёsira tё qёndrueshme; duke i kthyer pёr mua tekat e tij nё parime, injorancёn e vet nё dije, mёritё e tija nё krenari, manitё e veta nё ligj, ai do tё jetonte tek unё; ky qeraxhi i nderuar do tё mё kishte blatuar respektin e vetvetes.

Ateisti ishte njё tuaf njeri, njё i tёrbuar qё nuk e ftonin pёr darkё nga frika se mos ‘fillonte kritikat’, njё fanatic i mbushur me tabu qё e flakte tej tё frejtёn pёr t’u gjunjёzuar nёpёr kisha, pёr t’i martuar atje vajzat e pёr tё qarё, po aty, gjithё ёndje, qё e dertyronte veten tё provonte vёrtetёsinё e doktrinёs sё tij me pastёrtinё e vet morale, qё ngrihej aq shumё kundёr vetvetes dhe kundёr lumturisё sa qё humbiste mundёsinё pёr tё vdekur i ngushёlluar, njё maniak i Zotit qё vёrente kudo mungesёn e tij dhe qё nuk mund tё hapte gojёn pa ia shqiptuar emrin, pra njё zotёri qё kishte bindje fetare. Besimtari nuk kishte fare bindje tё tilla; qysh prej 2000 vjetёsh, dogmat e krishtera kishin patur kohё tё provonin qёndrueshmёrinё e tyre, ato u pёrkisnin tё gjithёve, atyre u kёrkohej tё shkёlqenin nё vёshtrimin e njё prifti, nё mugёtirёn e njё kishe dhe tё ndriçonin shpirtrat. Shoqёria e virtytshme besonte nё zot pёr tё mos e pёrmendur. Sa tolerante qё dukej feja! Sa e volitshme qё ishte ajo; i krishteri mund tё mos shkonte nё meshё dhe t’i martonte fetarisht fёmijёt, tё buzёqeshte ironikisht me ikonat e kishёs sё Shёn Sulpicit dhe tё pёrlotej duke dёgjuar “Marshin e martesave tё Lohengrinit”; ai s’ishte i detyruar tё bёnte njё jetё shembullore as tё vdiste nё dёshpёrim, madje as ta linte veten tё trajtohej rreptё.

Meqenёse askush nuk kishte nevojё pёr mua seriozisht, shfaqa pretendimin qё isha i domosdoshёm pёr Gjithёsinё. A kishte gjё mё tё bukur? A kishte gjё mё idiote? Nё fakt, s’kisha si t’ia bёja ndryshe. Si udhёtari pa biletё, mё kishte zёnё gjumi nё stol dhe fatorinoja mё tundte pёr tё mё zgjuar: ‘Biletёn, tё lutem!’. Duhej ta pranoja qё nuk kisha. As pra pёr tё paguar nё vend çmimin e udhёtimit. Qё nё fillim, e shpalla veten fajtor: dokumentat i kisha harruar nё shtёpi, madje s’mё kujtohej as sesi kisha kaluar pa i rёnё nё sy kontrollorit, por nuk e mohoja qё isha futur me dredhi nё vagon. Jo vetёm qё nuk e vija nё dyshim autoritetin e fatorinos, por edhe e shprehja vendosmёrisht respektin tim pёr detyrёn e tij dhe i nёnshtrohesha paraprakisht vendimit qё do tё merrte ai lidhur me veprimin tim. Nё kёtё pikё tё skajshme tё pёrulёsisё, mund tё shpёtoja vetёm duke e pёrmbysur situatёn; t’i tregoja pra se kishte disa arsye tё rёndёsishme dhe secrete qё mё shtynin tё shkoja nё Dizhon, arsye qё kishin tё bёnin me Francёn dhe ndoshta me njerёzimin. Po t’i shihje gjёrat nё kёtё kёnd tё ri, s’do asnjeri nё tёrё atё tren qё tё kishte, po aq sa unё, tё drejtёn tё udhёtonte e tё zinte njё vend. Sigurisht, fjala ishte pёr njё ligj suprem qё i kundёrvihej rregullores, veçse po tё vendoste ta ndёrpriste udhёtimin tim, fatorinoja do tё krijonte ndёrlikime tё rёnda pasojat e tё cilave do t’i binin atij nё kokё; iu pёrgjёrova qё tё mёndonte mirё: a ishte me vend qё tёrё njerёzimi tё binte nё kaos pёr shkak se duhej mbajtur rregull nё njё tren? E tillё ёshtё krenaria: mbrojtje pёr tё mjerёt. Tё drejtёn pёr tё qёnё modestё e kanё vetёm udhёtarёt e pajisur me biletё.

Pёr kёtё nuk mё vjen keq: po tё mё kishin lexuar, do tё pёrpiqesha t’i pёlqeja publikut, do tё bёhesha pёrsёri i mrekullueshёm. Duke ndenjur nё ilegalitet, i qёndrova besnik tё vёrtetёs.

Nuk e dija asnjёherё nёse duhej ta lavdёroja shokun tim qё kishte njё pamje tё virtytshme apo ta qortoja qё vetёm pamjen e kishte tё tillё. Kёshtu qё kaloja pareshtur nga besimi i verbёt nё njё mosbesim tё paarsyeshёm. Ne u bёmё miq tё vёrtetё vetёm shumё kohё mё vonё, pas njё ndarjeje tё gjatё.

Jetёn time e shihja pёrmes vdekjes si njё kujtesё tё mbyllur nga e cila asgjё s’mund tё dilte, ku asgjё nuk mund tё hynte. A mund ta merrni me mend se çfarё sigurie ndjeja? Gjёnё mё tё keqe e konsideroja si kusht tё domosdoshёm pёr ekzistencёn e mё tё mirёs; vetё gabimet e mia shёrbenin pёr diçka, çka do tё thotё qё unё nuk bёja tё tilla.

No comments:

Post a Comment