Dua t'iu tregoj nje perralle



Para rreth 7000 vjetësh zbarkuan diku në zonën e Irakut të sotëm disa qënie në dukje reptile. Toka nuk kishte mbajtur ndonjëherë krijesa të atij lloji. Ato vinin nga planeti Nibiru dhe ishin pjesë e një Perandorie të quajtur Annunaki.

Pas vëzhgimesh të sakta në sajë të teknologjisë së tyre ekstremisht të zhvilluar, zgjodhën të vendoseshin fillimisht mbi luginën e lumit Eufrat, meqë ishte vendi me përmbajtjen më të lartë të arit monoatomik, dhe ata ishin këtu për këtë. Ata kishin zbuluar se ari monoatomik rriste fuqinë e veprimit të organizmit dhe ndalonte plakjen. Ai është metal superpërcjellës me aftësinë për të mos humbur asnjë pjesë të energjisë kur ajo kalon nëpër të. Ata kishin zhvilluar një mënyrë për ta aplikuar këtë në trurin e tyre që i ngjan një makinerie elektrike, duke e bërë çdo veprim më të shpejtë, duke shfytëzuar pjesë të trurit që nuk përdoreshin më parë…për të arritur një zgjuarsi deri te telepatia dhe udhëtimi në kohë.  

Ari monoatomik ishte një pasuri për dominim universal por shumë e vështirë do ishte sidoqoftë nxjerrja e mineralit dhe aq më tepër me sasinë e madhe që atyre u duhej. Kështu kishin planifikuar të krijonin diçka që do e kryente për ta këtë punë të mundimshme që do shtrihej mes mijëvjeçarësh. Të mahnitur prej natyrës që dhuronte Toka, ata studiuan krijesat që ushqente ajo. I panë të gjitha, i preknin lehtë me duart e tyre sikur të ishin Zoti, derisa u ndalën tek kafsha më e zhdërvjellët dhe deri diku më e zgjuar që kishin hasur deri tani - shimpazeja. Dhe vendosën ta bënin dhe më të zgjuar këtë kafshë, sepse duhej pak me tepër inteligjencë për të dëgjuar urdhëra, për t’i respektuar urdhërat dhe për të menduar disi përtej veprimit të hapjes së bananes apo të thyerjes së arave të kokosit me gura. Dhe kështu filluan duke modifikuar AND-në nga brinja e shimpazesë. Pas disa dështimesh ata u afruan shumë në atë çka donin tek Njeriu i Neandertalit, derisa krijuan përfundimisht Homo Sapiens-in.

Dhe kështu nisi puna mbi luginën e lumit. Njerëzit punonin mirë dhe nderonin Zotat e tyre prej të cilëve u krijuan. Ata i zgdhendnin trupat e qënieve reptiliane dhe në mure ndërtesash të vecanta ndërtuar enkas për ta. Ata filluan të kuptojnë botën dhe përtej botës, të ndihmuar prej njohurive që ua dhuronin Zotat e tyre. Lindi ngadalë qytetërimi i parë Sumer. Ata ishin njerëzit e parë që kanë lënë rekorde të sofistikuara të vëzhgimeve astronomike. Ata ishin të parët që e ndanë kohën dhe hapesirën me shumefisha të 6-tës. Ndarja e vitit në 12 muaj, e ditës 24 orë, me 60 minuta dhe 60 sekonda; ndarja e rrethit me 360 gradë kanë ardhur të gjitha si zbulime Sumere.

Me kalimin tashmë të viteve rritej dhe sasia e ari monoatomik që grumbullohej në një Arkë. Arka lëvizte kur e merrte tërësisht arin monoatomik të një vendi për të gjetur një vend tjetër. Me rrjedhjen e kohës dhe të punës ajo u zhvendos nga Sumer në Babiloni, Tibet, Egjipt dhe të fundit që e lëvizën Arkën kanë qënë hebrenjtë që e mbajtën për në Tokën e Premtuar. Ajo ka lëvizur më tej nga Jeruzalemi, në Romë, Londër dhe tani mendohet të jetë në SHBA. Kudo ku është punuar për ta mbushur këtë Arkë, vendi ka pasur zhvillim të begatë. Por Arka e mbushur prej këtij eliksiri të jetës me njohuri përtej imagjinatës njerëzore, nuk është e qëndrueshme. Duhen ditur disa sekrete për ta mbajtur. Kushdo që e ka patur këtë Arkë, e ka mbajtur fort në fshehtësi dhe sekretet e saj mbahen nga të ashtuquajturat sot Shoqëri Sekrete që kontrollojnë Botën.

Përveç punës së mijëra viteve për arin monoatomik, njerëzit kanë punuar dhe për ndërtimin e një qyteti gjigand të nëndheshëm për Krijuesit e tyre. Shpenzimet e tij janë mbajtur të fshehta dhe mendohet se janë mbuluar prej 25% të GDP-së amerikane që disa e quajnë Buxheti i Zi. Qyteti i vendosur qindra metra poshtë tokës në Dulce të New Mexicos, është i teknologjisë së fundit, tmerrësisht i madh sa lidhet me trena elektromagnetikë. Shumë pak njerëz dinë për të. Njerëz të tjerë thuhet se kanë parë krijesa të çuditshme në atë zonë përreth.

Megjithëse inteligjenca e tyre ka krijuar teknologji të avancuar, Zotat sigurisht nuk ua japin atë plotësisht njerëzve (sepse mbase nuk do ishin më as Zota), veçse disa pjesë të vogla që mund të ndihmojë në punët e përditshme për interes të Zotave të tyre. Dhe ato shpikje prej atyre njerëzve që kanë patur inteligjencë më shumë seç ishte e nevojshme, njerëzit e tjerë të Zotave kanë arritur t’i marrin dhe t’i fshehin mirë nga pjesa tjetër. Psh MYT është një motor që përdor 5% të karburantit që përdor një motor normal, motori PAPP përdor gazrat fisnikë, makina Methernitha Testatika punon me asgjë! Ata i mbajnë sekret këto duke mos lejuar kështu përmiresimin e jetës së njerëzve me arsyen për t’i bërë ata më të mbyllur dhe gjatë gjithë kohës të zënë me punët që çojnë në fund tek mbledhja e arit monoatomik.

Ata janë dhe për disa vite mbi Toke deri mbase në vendosjen e të ashtuquajturit Rendi i Ri Botëror.





No comments:

Post a Comment