Si i ngeli emri ne valle Osman Takës

skuta y
Gjithë historitë që u kanë mbijetuar shekujve, kanë patur pjesëmarrës gjithë zemrën dhe shpirtin e mirë të njerëzve të vecantë që kanë vënë qëllimin e jetës së tyre dhe para vetë jetës. Ndaj lavdia e tyre mbetet në këngë, poezi, emra qytetesh. Shqipërisë nuk i mungojnë historitë e këtij lloji, do jetë bukur t'i kemi ato bashkë në këtë skutë të errët që ajo të ndricohet prej tyre.
   
Osman Taka lindi në një familje të fuqishme e të pasur të Konispolit. Kur u themelua Lidhja e Prizrenit, ai ishte kryetari i degës së saj në Prevezë. Në 1848 Osman Taka u bë protagonist i një revolte të armatosur kundër Perandorisë Otomane. Por forcat osmane e shtypën Lidhjen e Prevezës dhe arrestuan më 1886 Osman Takën të cilin e akuzuan për tradhëti. E burgosën në Janinë dhe e dënuan me vdekje. Në atë kohë ai ishte dhe nje valltar i mirenjohur dhe kur iu dha dëshira e fundit, ai kërkoi të vallëzonte. Tradita popullore thotë që vallja qe aq e bukur, saqë xhandarët nuk e ekzekutuan, valiu i Janines i fali jeten. 
Por pas disa ditësh e kapën përsëri dhe e vranë ne Konispol. Që prej asaj kohe vallja e lashtë me origjinë Çame ka marre emrin e Osman Takës.




No comments:

Post a Comment